E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Kosovës: Nëntë gazetarë e operatorë u sulmuan dje në Leposaviq nga protestuesit
Bota

Policia e Kosovës: Nëntë gazetarë e operatorë u sulmuan dje në Leposaviq nga protestuesit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grup protestuesish sulmuan nëntë gazetarë dhe kameramanë në Leposaviq gjatë vizitës së ministrit Elbert Krasniqi në Komunën e Leposaviqit. Sulmi i dhunshëm ndodhi ndërsa ata ishin në detyrë për të raportuar për vizitën e ministrit.

Sipas raportit të Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar në stacionin policor në Leposaviq. Njëri nga të lënduarit ka patur lëndime të rënda në dorë dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm. Gjithashtu, dyshohet se sulmuesit kanë vjedhur një telefon celular nga një gazetare dhe një kamerë nga RTK-ja.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se gazetarët nga Prishtina janë sulmuar brutalisht nga protestuesit në Leposaviq gjatë kryerjes së punës. Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht dhe ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup. AGK ka bërë thirrje urgjente për siguri për gazetarët dhe kameramanët që ndodhen në Leposaviq.

Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor, asgjësim apo dëmtim i pasurisë, sulm ndaj personit zyrtar”. Policia ka filluar hetimet dhe bashkëpunon me prokurorin për të zbuluar autorët e sulmit.

Gazetarët e lënduar, si Bardh Bekteshi, Albin Rrahmani, Pleurat Salihu dhe Dorentina Thaqi, kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe janë duke dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës. AGK-ja ka bërë të ditur se do të informojë organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Ndërkohë, reagoi se KFOR-i nuk ka reaguar ndaj sulmit dhe ka penguar gazetarët të largohen. AGK-ja ka kërkuar nga KFOR-i që të lejojë gazetarët të kryejnë detyrën e tyre pa pengime dhe t’u ofrojë siguri. Sulmi ndaj gazetarëve në prani të trupave të KFOR-it ka shkaktuar shqetësim dhe kërkesa për reagime të mëtejshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.