E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia gjen një aparaturë spiunazhi në çantën e 24-vjeçarit rus që u arrestua pas sulmit në Gramsh
Lajme

Policia gjen një aparaturë spiunazhi në çantën e 24-vjeçarit rus që u arrestua pas sulmit në Gramsh

Policia po vijon hetimet në lidhje me dy rusët dhe ukrainasit e arrestuar një ditë më parë në uzinën e armëve në Gramsh.

Në çantën e rusit 24-vjeçar Mikhail Zorin është gjetur një aparaturë spiunazhi, në çipet e të cilës pajisje janë zbuluar disa foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Tre shtetasit e huaj që paraprakisht dyshohet të jenë përfshirë në spiunazh, kanë hyrë në vendin tonë  një javë më parë, dhe në Gramsh kanë qëndruar gjatë 2-3 ditëve të fundit.

Në dëshminë e tyre ata i kanë thënë policisë se fotot i shkrepnin për t’i postuar në Instagram ku vizitojnë kryesisht ish-baza ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.