E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia jep detaje për aksidentin në Gramsh: Drejtuesi i automjetit i riu nga Tirana
Publik News

Policia jep detaje për aksidentin në Gramsh: Drejtuesi i automjetit i riu nga Tirana

Polica e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Çekrez të Gramshit, ku humbën jetën 2 shtetas sirianë dhe u plagosën rëndë 8 të tjerë.

Sipas policisë, drejtuesi i “Fuoristradë” që u përfshi në aksident është 28-vejçari nga Tirana, me inicialet M.Gj.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia vijon hetimet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.