E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia jep detajet e reja për pedagogun që i kërkonte favore seksuale studentes
Lajme

Policia jep detajet e reja për pedagogun që i kërkonte favore seksuale studentes

Policia e Elbasanit ka bere sot ndalimin e pedagogut Denis Himçi, i cili u denoncua mbreme nga emisioni investigativ “Stop”, pasi i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve.

Ndalimi eshte bere sot, nderkohe qe fill pas transmetimit te emisionit, u mesua se pedagogu ishte shoqeruar ne polici.

 

NJOFTIMI I POLICISE 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lajmi per shoqerimin 

Mbreme u shoqerua pedagogu Denis Himçi, i cili u denoncua sot nga emisioni investigativ “Stop”.  

Në video-përgjimet e publikuara nga emisioni, pedagogu dëgjohet t’i kërkojë studentes favore seksuale, ndërsa i thotë se do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

pedagogu

Profesori i thotë studentes se madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet. Në videon e publikuar, pedagogu insiston që studentja ta puthë, ndërsa i thotë se nuk i mjafton një puthje në faqe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.