Policia jep detajet/ Të shtënat më Vlorë, një person në gjendje të rëndë (FOTO)
Të shtëna me armë zjarri jane shenuar ne Vlore pasditen e sotme.

Mesohet se eshte qelluar drejt nje makine tip Audi me targë “AA 633 VC”.
Nje person ka mbetur i plagosur rende me plumb ne gjoks.
I plagosuri eshte transportuar ne spital.
Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per te rene ne gjurmet e autoreve.
Njoftimi ipolicise:
Vlorë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:40, në lagjen “Pavarësia” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekesore në spital.
Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.
Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



