Policia mësyn për herë të dytë në biznesin e Shehajt/ I vë shiritin dhe ia heq prapë
Policia dhe punonjës të IKMT-së kanë zbarkuar sërish në biznesin e deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.
Mësohet se policia ka rrethuar me shirit godinën, ku operon biznesin deputeti i PD-së, ndërkohë që punonjësit po vijonin punën si normalisht.
Por më pas bëhet me dije se policia i ka hequr shiritat, pasi ka pasur mungesë të dokumentacionit për të mbyllur biznesin.
Kjo në fakt nuk është hera e parë që i vendoset shiriti godinës së biznesit të Agron Shehajt. Policia dhe IKMT pretendojnë se godina e marrë me qira nga deputeti demokrat është ndërtim pa leje, ndaj kanë kërkuar të boshatiset godina.
Më 20 tetor të 2022-it, Shehaj denoncoi nga Kuvendi se policia kishte ndërhyrë me forcë për t’i mbyllur biznesin, ndërsa cilësoi këtë akt si hakmarrje politike
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



