E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ndalon biznesmenin e plagosur nga Saranda: Qëlloi me pistoletë ndaj personave që u përfshinë në konflikt
Publik News

Policia ndalon biznesmenin e plagosur nga Saranda: Qëlloi me pistoletë ndaj personave që u përfshinë në konflikt

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia”, thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NGJARJA

Spiro Iljadhi, 35 vjeç, i njohur edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt njihej me emrin “Ero”, ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave  me armë zjarri, ndërsa plumbat kapën edhe një kalimtar të rastit, i identifikuar si Mario Jani, 33 vjeç, shqiptaro-amerikan.

Edhe ky i fundit ka  përfunduar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit midis biznesmenit dhe tre autorëve të dyshuar.

IDENTIFIKIMI I AUTOREVE

Pas hetimeve paraprake në vendin  ku ndodhën të shtënat në afër si të lokalit të 35-vjeçarit, policia arriti të identifikojë autorët e ngjarjes së rëndë, dy  prej të cilëve vëllezër. Ata janë shtetasit Andrea Caushi, 35 vjeç, vëllai i tij, Visi Caushi, 33 vjeç, ndërsa u arrestua 33-vjeçari Redjan Hadëri.

Hadëri ka pranuar krimin para policisë, por ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Tashmë janë në kërkim nga “blutë” dy vëllezërit Andrea Caushi, 35 vjeç, vëllai i tij, Visi Caushi, 33 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.