Policia rrethon zonën, fadromat nisin shembjen e magazinave në Baldushk
Policia ka rrethuar zonën në fshatin Mustafakoç të Baldushkut dhe fadromat kanë nisur shembjen e magazinave.
Banorët janë shprehur se zona është rrethuar dhe se është nisur shembja e magzinave pa asnjë letër përkatëse.
“Erdhi policia dhe na rrethun zonën. Ka nisur shëmbja e magazinave me forcë dhe dhunë. Pas asnjë lloj letre dhe dokumentacioni. Jemi banorë autokton nuk jemi të ardhur,” është shpreur nja nga banorët.
Burime për median bëjnë me dije se në këtë zonë do të ndërtohen shtëpi për të prekurit nga tërmeti, të cilët kanë mbetur pa banesë.
Kujtojmë që pak ditë më parë pati edhe përplasje mes policisë dhe banorëve, pas tentativës për shembjen e disa banesave dhe magazinave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



