E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia Rrugore në Tiranë/ Gjobiten 5300 drejtues mjetesh në 72 orë
Lajme

Policia Rrugore në Tiranë/ Gjobiten 5300 drejtues mjetesh në 72 orë

Policia Rrugore e Tiranës ka kryer 72 orë intensive kontrollesh në konstatim të shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Pas këtij konstatimi u regjistruan:

4 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur;

3 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, pa leje;

2 shtetas të ndaluar, të kërkuar për shkelje rrugore;

1 shtetas i arrestuar për drejtim të automjetit, në efektin e lëndëve narkotike;

1 shtetas u proçedua penalisht, sepse tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të çilët e konstatuan duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

Më tej, si rezultat i përdorimit të flotës me pajisje inteligjente u ndëshkuan administrativisht, 5300 drejtues mjetesh, kryesisht për: parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvënie të rripit të sigurimit ose mosvënie të kaskës mbrojtëse.

Gjithashtu, janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike.

Kontrollet vijojnë 24/7.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denonçojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.