Policia ruse arreston dhe tërheq zvarrë protestuesit që u ‘derdhën’ në rrugë kundër luftës në Ukrainë
Protestat spontane të mijëra qytetarëve kundër luftës dhe në mbështetje të Ukrainës kanë bërë që policia ruse të arrestojë qindra persona, edhe në Shën Petersburg e Moskë.
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info, më shumë se 1,450 protestues në 51 qytete në të gjithë vendin janë arrestuar nga autoritetet ruse. Demonstratat u zhvilluan në vende të tilla si Shën Petersburg, Novosibirsk dhe Yekaterinburg.




Ne videon qe shihni me lart, publikuar nga BBC, mund te shihen disa nga momentet e arrestimeve te qytetareve rusë.
Sipas The Guargian njerëzit kanë protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës në mbarë botën.
Më poshtë janë disa imazhe nga demonstratat në Madrid, Sydney dhe Nju Jork.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



