E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia sekuestron 2 mln euro pasuri të paluajtshme në Durrës
Lajme

Policia sekuestron 2 mln euro pasuri të paluajtshme në Durrës

Një aksion i policisë së Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e një sërë pronash të paluajtshme, me një vlerë që kap shifrën e 2 milionë eurove.

Pasuritë në pronësi të shtetasi me inicialet T.S, dyshohet se janë përftuar falë veprimtarisë kriminale.

Policia njofton se shtetasi në fjalë, 46 veçar është dënuar më parë me 12 vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës

Sekuestrohen rreth 2 milion euro pasuri, të dyshuara të fituara nga aktivitet kriminal.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë goditur një rast të pastrimit  të produkteve të veprës penale.

Mbi bazën e  referimit të bërë nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është ekzekutuar vendimi penal i Gjykatës duke sekuestruar pasuritë e shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i  lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar:

• 25 000 m2 tokë arë;

• 10 100 m2 pemëtore;

• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;

• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T.S.. Në total ato llogariten rreth 2 milion euro.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/policia-sekuestron-2-mln-euro-pasuri-te-paluajtshme-ne-durres-502158/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.