Policia shoqëron 10 persona, mes tyre edhe Safet Bajri
Shkon në 10 numri i të shoqëruarve nga Policia e Shkodrës, mes tyre edhe Safet Bajri, në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Dobraç ku mbetën të vrarë me armë zjarri Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Si pasojë e atentati humbi jetën Flutura Basha e cila po udhëtonte rastësisht me motor në vendin e ngjarjes së bashku me bashkëshortin e saj Bashkim Basha. Ky i fundit ndodhet në spital i plagosur.
Motori i çiftit të bashkëshortëve u përplas nga makina gjatë atentatit me të cilën udhëtonte Lici dhe Bushati.
Deri më tani policia nuk ka mundur të identifikojë autorët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



