E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia sqaron rastin e të  miturës  në reanimacion nga djegiet me cigare : E ka bërë aksidentalisht vëllai 9 vjeç
Lajme

Policia sqaron rastin e të miturës në reanimacion nga djegiet me cigare : E ka bërë aksidentalisht vëllai 9 vjeç

Policia ka dhënë versionin zyrtar paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar nga SYRI, gjatë pasdites së sotme, ku një vajzë 2 vjeçe është në reanimacionin e pediatrisë pasi ka plagë djegie me cigare.

Në njoftimin e mbrëmjes, Policia e Tiranës thotë se vajza e mitur është djegur aksidentalisht nga vëllai i saj, veç 9 vjeç, i cili po luante me një bisht cigareje.

‘Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin ‘Nënë Tereza’, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale’, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Më herët, SYRI raportoi për ngjarjen e rëndë, që ishte mbajtur e fshehtë nga policia, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.