E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia u  hodhi lendë djegëse zyrtarëve të opozitës gjatë protestës para Bashkisë, Berisha: Dënoj me forcë këto akte kriminale! Këlliçi: Sjellje barbare e policisë
Lajme

Policia u hodhi lendë djegëse zyrtarëve të opozitës gjatë protestës para Bashkisë, Berisha: Dënoj me forcë këto akte kriminale! Këlliçi: Sjellje barbare e policisë

Për lëndimin e deputetëve të opozitës gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e dënon duke thënë se hedhja e gazit toksik është akt kriminal.

balliu protesta

“Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut.

Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale, banditeske Rama- Balla kundër opozitës”, shprehet Berisha.

Ndërsa Belind Këlliçi shprehet se ‘dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë’.

Këlliçi në postimin e tij në Facebook, ka postuar dhe foton e një efektivi për të cilin thoyë se me urdhër politik ‘goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike’.

448205845_1020355526117984_3322303754559955976_n

Ndër të tjera ai zotohet se përgjigjen e merituar do ta japin në protestën e radhës.

Postimi i Këlliçit:

Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!!

Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!

Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.