
VELIPOJË– Policia ka zbarkuar në Velipojë, pas qytetit të Durrësit, aty ku zhvilluan aksionin për heqjen e shezlonëve dhe çadrave që janë vendosur në mënyrë të paligjshme.
Policia po zhvillon një aksion në plazhe kundër zaptimit të rërës në mënyrë të paligjshme, duke sekuestruar shezlongë e çadra.
Aksioni i policisë vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së katërfishtë në Velipojë. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku pas një konflikti për shezlongët, u vranë me armë zjarri tre biznesmenë e pronarë të zonës bregdetare në Velipojë, si dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, i cili po atë ditë kishte filluar punë si kamerier aty.



