E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Tiranës:Kemi identifikuar njeriun që ka porositur atentatin me tritol në shtëpinë e Gazmir Dacit
Lajme

Policia e Tiranës:Kemi identifikuar njeriun që ka porositur atentatin me tritol në shtëpinë e Gazmir Dacit

Policia thotë se ka identifikuar njeriun që ka porositur atentatin me tritol në shtëpinë e Gazmir Dacit, të dënuar me 35 vite burg për vrasje.

Burime policore thonë se porositësi për ngjarjen e ndodhur 1 javë më parë në zonën e Bathores, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e prindërve të Dacit.

Bëhet fjalë për Saimir Kolaverin, të cilin dje policia ka shkuar për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur në shtëpi.

Pas kësaj, policia e ka shpallur në kërkim Kolaverin.

Për shpërthimin është vënë në pranga Vilson Brahaj, 25 vjeç që një ditë më parë u la nga Gjykata e Krimeve të Rënda në ‘arrest me burg’.

Sipas prokurorisë, Brahaj nuk e ka treguar njeriun që i kishte dhënë porosinë për të vendosur tritolin.

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.