E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Populli nuk është budalla por i varfër
Publik News

Populli nuk është budalla por i varfër

Irena Beqiraj

Sot degjoja Ramen tek mburrte racionalitetin e popullit tone . “Populli nuk eshte budalla edhe se ai di te zgjedh me te mirin”!

Ka te drejte ! Nje popull ku 33% e tij , jane duke u STRAPACUAR te sigurojne 5.5 dollare ne dite eshte budalla ? Padyshim jo !

Grate e Astirit , te cilat ne 8 Mars morren tufa me lule nga kandidatja per deputete, jane budallaqe qe u etuziasmuan me nje tufe lule ? Padyshim qe jo ! Thjesht morren nje kenaqesi qe mbase varferia e tyre apo femijeve te tyre nuk ja ka lejuar .

Nje popull I cili 33% e tij, ka barren e rende te mbijeteses cdo dite nese po te beheshin zgjedhje neser edhe Territ do ti lejohej te kandidonte, jam e sigurt qe serisht edhe pse I akuzuar do I merrte votat per deputet . A eshte populli budalla ? Jo ! Eshte I varfer . Per 2 dite buke do ta shkembente voten e tij pa vlere.

Nese 33% e popullit jetojne me me pak sesa 5.5$ ne dite , populli nuk ka luksin te shikoje as te degjoje , as me pak te mendoje, pertej luftes per 5.5 dollare .

Rama thote nje gjysme te vertete. Populli nuk eshte budalla ! Por ai nuk thote qe ai eshte I varfer deri ne zgrip .
Madje detyra e tij per te fituar mandatin e 4, 5 te 6, pse jo te vetshpallet mbret eshte qe per 4 vitet e ardhshme varferia te shkoje 50%. Nuk do te kete me nevoje te bejme zgjedhje .
Rama e meriton te behet mbret edhe ta trashegoje pushtetin .
Ndersa mua me mbetet te perfytyroje veten duke bertitur ” rrofte mbreti ”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.