E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Posterat e Taulant Ballës në makinën e Kelment Xhaferrit, mjeti rezulton pa pronar
Publik News

Posterat e Taulant Ballës në makinën e Kelment Xhaferrit, mjeti rezulton pa pronar

Policia ka sekuestruar një makinë luksoze pas ngjarjes së Elbasanit.

Kjo është një nga makinat e sekuestruara nga Policia për ngjarjen e djeshme në Elbasan.

Makina dyshohet se përdorej nga Kelment Xhaferri ditën e djeshme dhe është mjeti me të cilin ai ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Në sedijen e makinës që përdorte Xhaferri, një nga personazhet e krimit më të njohur të Elbasanit janë gjetur posterat e Taulant Ballës.

E çuditshmja është se edhe pse mjeti luksoz është me targa normale, ‘Benzi’ rezulton  pa pronësi në regjistër.

E me këtë makinë pa pronar, lëvizte Kelment Xhaferri, i cili i ka ikur deri më tani policisë, pasi siç duket nuk ka pasur polic që ta kapte.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.