E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Korreshi sfidon Nokën
Lajme

Posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Korreshi sfidon Nokën

Procesi zgjedhor brenda Partisë Demokratike pritet të nisë brenda pak orësh, ndërsa po qartësohet edhe panorama e garës për postin e sekretarit të Përgjithshëm, një nga pozicionet më të rëndësishme në strukturën drejtuese të kësaj force politike.

Sipas informacioneve më të fundit, përballja për numrin dy të Partisë Demokratike do të zhvillohet mes Flamur Nokës dhe Saimir Korreshit. Fillimisht në selinë blu u përfol edhe emri i Blendi Himçit si një kandidat i mundshëm në këtë garë, por në përfundim ai nuk do të jetë pjesë e fletës së votimit.

Burime pranë zhvillimeve bëjnë me dije se deputeti Saimir Korreshi do të jetë rivali i drejtpërdrejtë i Flamur Nokës në këtë proces, duke e kthyer garën në një përballje të drejtpërdrejtë mes dy figurave të njohura brenda Partisë Demokratike.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është parashikuar të nisë në orën 18:00, në selinë qendrore të partisë, ku pritet të zhvillohen procedurat dhe votimi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.