“Pr.ligji që i fal tokën privatëve për të ndërtuar kulla e shembur Teatrin, provokim. Artistët të rezistojnë, opozita të nxjerrë njerëzit e saj si mburojë”
Profesori i njohur shpërthen ndaj Ramës: Një tragji-komedi e tillë s’është vënë kurrë në skenë
Profesroi i njohur, analisti Agron Gjekmarkaj, me anë të një analize bërë për të përditshmen “Panorama”, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Duke komentua projektligjin e propozuar, i cili parashikon që toka shtetërore t’i jepet privatit për ndërtim, në mënyrë që edhe shteti të përfitojë nga ajo, shkruan se kjo është një tragji-komedi që kurrë nuk është vënë më parë në skenë, dhe që synon që Tetari Kombëtar të shembet për ndërtimin e kullave.
Analiza/ “Pr.ligji që i fal tokën privatëve për të ndërtuar kulla e shembur Teatrin, provokim. Artistët të rezistojnë, opozita të nxjerrë njerëzit e saj si mburojë”
NGA AGRON GJEKMARKAJ
Sot doli lajmi i një projktligji që sanksionon dhunën dhe grabitjen publike. Ky projektligj i fal tokën shtetërore privatëve për të ndërtuar kulla dhe shembur Teatrin Kombëtar. Ky është një krim. Kjo është dhunë. Ky është një provokim shoqëror. Një tragjedikomedi e tillë nuk është vënë kurrë në atë skenë. Në oborrin e tij po luhet ajo.
Edi Rama nuk ka fuqi ta mbajë mbi vete këtë. Ai do ta ndajë këtë përgjegjësi të turpshme me parlamentin duke i bërë të gjithë, bashkëfajtorë!
Mirela Kumbaro e cila me cdo kusht do të rrotullohet mbi atë karrige ministrore sëbashku me Erjon Velinë përgatitën këtë projktligj që i saldon ata në krah të interesave të Edi Ramës dhe i vendos si askend tjeter kundër artistëve, njerëzve të kultures e kujdo që respekton dicka nga tradita e këtij vendi.
Kumbaro është ministrja që për asnje cast nuk mbrojti interesat e njerëzve që duhet të administrojë. Ajo do të kujtohet gjatë për këtë.
Edi Rames i intereson nomadizmi, një vend pa kujtesë, pa kritikë që ti sundojë më lehtë shqiptarët.
Si mund të pretendosh integrimin ne Europe kur shemb të vetmin Teatër Kombëtar?
Artistët duhet të rezistojnë. Çështja e Fatmir Xhafës nuk mbulohet me pluhurin e teatrit të shembur.
Opozita duhet ta politizojë maksimalisht këtë kauzë. Pa drojë duhet të dalë në mbrojtje të teatrit.
Ajo duhet ti nxjerrë njerëzit e saj si mburojë njerëzore rreth tearit. Do te ishte një shërbim i vyer ndaj vendit dhe një akt konkret antidhune.
Opozita duhet të mobilizojë qytetarët. Këtu nuk kemi një audipergjim që pret ekspertizë, kemi një grabitje, një dhunë të hapur e cila me vendosmëri mund të ndalet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



