E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pranga  30 vjeçarit, mbante armë në makinë
Publik News

Pranga 30 vjeçarit, mbante armë në makinë

Policia e kryeqytetit bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale E. T.

I riu u arrestua pas kontrolleve mëngjesin e sotëm të automjetit të tij në lagjen “Ali Demi”, ku forcat e rendit zbuluan në çantën e dorës 2 armë zjarri pistoletë të cilat janë dërguar për ekspertim për gjendjen e tyre teknike, një sasi municioni luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dhe një armë të ftohtë (dorezë).

Njoftimi:

Kontrolle të shtuara në të gjitha lagjet e Kryeqyetit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një armë e ftohtë, dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë me vete dhe që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 30 vjeç, banues në Tiranë.

bba80a3a-b2d6-4d6d-a7ed-65d00b6f4262

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë patrullimit në lagjen “Ali Demi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë konstatuar një mjet me drejtues shtetasin E.T., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në çantën e tij të dorës 2 armë zjarri pistoletë të cilat janë dërguar për ekspertim për gjendjen e tyre teknike, një sasi municioni luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dhe një armë të ftohtë (dorezë).

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.