E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pranimi i muaxhedinëve  nisi nga Berisha, Rama rriti numrin në mbi 3 mijë
Publik News

Pranimi i muaxhedinëve nisi nga Berisha, Rama rriti numrin në mbi 3 mijë

Muxhahedinët iranianë ose Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) është grupi kryesor opozitar ndaj regjimit të Iranit.

Pamje nga lart e kampit MEK në Manzë

Pamje nga lart e kampit MEK në Manzë

Ata janë strehuar në vendin tonë në një kamp të ngritur në periferi të Tiranës pranë zonës së Manzës, që prej vitit 2013. Ishte një marrëveshje e qeverisë shqiptare, asokohe e drejtuar nga Sali Berisha, me SHBA-të për të strehuar në vendin tonë një numër prej rreth 300 muxhahedinësh me statusin e azilantit politik.

Kjo marrëveshje erdhi fill pasi Uashingtoni e hoqi këtë organizatë nga lista e grupeve terroriste që veprojnë në botë. Ky grupim, i cili nga regjimi aktual i Iranit konsiderohet terrorist, është krijuar në vitin 1965 dhe nga pjesa më e madhe e botës perëndimore (përfshirë edhe Shqipëria) njihen si opozita iraniane në emigracion. Në fillimet e krijimit të tyre ata kanë qenë në opozitë me udhëheqësin e Iranit deri në vitet ‘70, Mohammad Reza Shah.Khamenei

Pas përmbysjes së regjimit të tij dhe triumfit të revolucionit islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, pasi ishte kundër organizimit shtetëror që bëri lideri Ajetullahu Ruhollah Homeini. Në këtë situatë ku u shpallën të padëshiruar në vendin e tyre, ata u larguan nga Irani. Një pjesë emigruan në vendet perëndimore dhe një pjesë shumë e madhe u strehuan në Irak, ku ngritën kampin “Ashraf”. Pas konfliktit të SHBA-ve në Irak dhe hyrjes së ushtrisë amerikane në këtë vend për të rrëzuar regjimin e Sadam Husein, muxhahedinët iranianë dolën në krah të SHBA dhe ushtrive të NATO-s.

STREHIMI NË SHQIPËRI

Pasi ushtria e SHBA-ve mori në kontroll gjithë territorin, ky grupim filloi zhvendosjen nga kampi i krijuar në Irak. Në vitin e fundit të mandatit të tij si Kryeministër, Sali Berisha ra dakord me Sekretaren e Jashtme të SHBA-ve në vitin 2013, Hillari Klinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik.

Maryam Rajavi, udhëheqësja e zgjedhur e muxhahedinëve

Maryam Rajavi, udhëheqësja e zgjedhur e muxhahedinëve

Ky hap i qeverisë Berisha u vazhdua edhe nga Kryeministri që e pasoi, Edi Rama. Ai ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Kryeministri Rama, këtë hap të tij e konsideroi si një vendim humanitar dhe jo politik.

Pas këtij vendimi të Ramës pati një sërë reagimesh në nivelet më të larta të qeverisë amerikane, deri edhe te Presidenti, që shprehu falënderimet për këtë akt të ndërmarrë nga qeveria shqiptare. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës shkon rreth 3500. Kampi është i organizuar mbi modelin e një qyteze të vogël ku ofrohen të gjitha shërbimet brenda.

Gjithashtu, ai ruhet dhe nga masa shumë të rrepta sigurie gjatë gjithë kohës. Në Shqipëri, herë pas herë ka pasur disa qëndrime në media se strehimi i tyre brenda territorit të vendit tonë mund të na ktheje në një vend të rrezikuar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm të tyre me qeverinë iraniane. Ky grupim drejtohet nga Maryam Rajavi, që cilësohet prej tyre si presidentja në mërgim e Iranit me seli në Paris.

Kërcënimi terrorist, Tirana dëboi ambasadorin e Iranit

irani-696x696Në dhjetor të 2018-ës, Shqipëria mori një vendim drastik ndaj ambasadorit të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia, duke e shpallur person të padëshiruar. Vendimi i marrë nga qeveria shqiptare për Mohammadnia u arsyetua se kishte pasur indice se grupe iraniane me mbështetjen e ambasadorit po planifikonin akte që mund të cenonin sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Bashkë me ambasadorin, si fajtor për planifikimin e sulmeve terroriste u shpall edhe një tjetër diplomat, që gjithashtu u dëbua nga Shqipëria.

Sipas atyre që u bën të ditur nga Policia, sulmi terrorist ishte planifikuar që të kryhej në ditën e Sulltan Nevruzit. Sulmi u bë i ditur se do kryhej nga militantë të forcave revolucionare “QUDS” nën dirigjimin e Kasem Suleimanit, i cili i ekzekutua nga një dron i ushtrisë amerikane në Irak.

Dy personat që dyshoheshin se do të kryenin sulmin terrorist kishin hyrë në Shqipëri me dy pasaporta të falsifikuara gjermane me pretendimin se ishin gazetarë dhe se në vendin tonë kishin ardhur për të prodhuar një material televiziv. Lidhja mes “QUDS” dhe dy atentatorëve të dyshuar ishte marrë përsipër nga një shtetas turk i dyshuar dhe hetuar disa herë për trafikimin e lëndëve narkotike. Ishte pikërisht kjo ngjarje, që më pasi çoi në vendimin e qeverisë shqiptare për t’i dëbuar diplomatët iranianë nga Tirana.

Ky vendim ngjalli reagime të shumta si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Presidenti amerikan Donald Trump përgëzoi Kryeministrin Rama përmes një letre. “I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësja e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”, thuhet në letrën e dërguar nga presidenti Donald Trump për kryeministrin Rama.

Edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo vlerësoi veprimin e qeverisë shqiptare. “Unë përgëzoj dëbimin nga Kryeministri Edi Rama të dy agjentëve iranianë, që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet europiane kanë penguar tri komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit derisa të ndryshojë sjelljen destruktive”, theksonte Pompeo në mesazhin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.