E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prapaskenat e forta, ja si po arrin t’a blejë PS-ja opozitën
Lajme

Prapaskenat e forta, ja si po arrin t’a blejë PS-ja opozitën

Analisti Arion Sulo ka ngritur një akuzë të fortë politike, duke deklaruar se Partia Demokratike po goditet nga brenda përmes emërimit të ish-drejtuesve të saj në poste të administratës së pushtetit, fenomen që ai e cilësoi si “blerje të opozitës”.

Sulo u shpreh se disa figura të njohura të PD-së kanë pranuar poste publike, duke e dobësuar ndjeshëm fuqinë mobilizuese të opozitës.

“Opozita me këtë lidership nuk tërheq njerëz. Ish-kryetari i PD-së është bërë nënkryetar këshilli bashkiak. Kjo është blerje e opozitës. Një tjetër bëhet kryetar i hipotekës në Vlorë,” u shpreh ai.

Sulo shtoi në emisionin “Trialog” se në këtë klimë, beteja politike bëhet pothuajse e pamundur, pasi sipas tij, lidershipi aktual i Partisë Demokratike është i konsumuar dhe nuk arrin të frymëzojë qytetarët.

“Kryesia e PD nuk tërheq më, janë të konsumuar, duhet të hapin krahun,” përfundoi analisti, duke bërë thirrje për një ndryshim urgjent në drejtimin e opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.