Prej 3 ditësh vijon zjarri në fshatin Drenie të Fierit.
Zjarrfikëset po punojnë për të shuar flakët ende, ndonëse dje u ndërhy me helikopter por pa rezultat.
Vatrat e zjarreve në Patos, Mallakastër dhe Roskovec, ku terreni i vështirë e ka bërë të pamundu punën e zjarrëfikësve për të shuar flakët në shumë raste.
Ndaj Forcat e Armatosura kanë përfshirë në operacion helikopterin “Cougar”, i cili dje u nis drejt këtyre vatrave për të shuar zjarret që kanë 3 ditë që rrezikojnë edhe shtëpitë e banorëve.
Këtë verë Shqipëria është përballur me një numër të lartë të zjarreve që kanë djegur sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



