Premtimi i Brahos: Maturim i SPAK-ut në pikë të pakthyeshme!
Kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, tha para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë se sfida më e madhe nëse do të udhëheqë këtë institucion, është të sigurohet që SPAK të kalojë në një fazë të pakthyeshme të pjekurisë.
“Qëllimi dhe synimi im është ndjekja deri në fund e çdo çështjeje, respektimi i standardeve dhe i të drejtave të njeriut. Pikë referuese do të jenë gjithmonë institucionet partnere ndërkombëtare. Nuk do të shpikim gjërat,” tha Braho.
Ai shtoi se eksperienca e hetimeve të përbashkëta më parë ka mundësuar që institucionet të kenë një perspektivë më të gjerë.
“Qëllim dhe synimi i punës time, është ndjekja deri në fund e çështjes, standardet dhe ndjekja dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Pikë referuese do të jenë institucionet partnere ndërkombëtare. Nuk do të shpikim gjërat. Hetimet e përbashkëta të kaluara, na kanë dhënë mundësi që të kemi eksperiencë dhe gjërat t’i shohim ndryshe. Sfida më e madhe është që institucioni i SPAK të maturohet dhe të kalojë në atë pikën e pakthyeshme. Mos të ketë më rëndësi se kush shkon prokuror apo zëvendësues, por të ketë standarde. Kjo realizohet duke ruajtur pavarësinë e institucionit, të prokurorëve, dhe duke u rritur institucioni me standarde më të mira,” tha ai para anëtarëve të KLP-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


