E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca i përgjigjet Ballës: Fakte të reja do dalin, ti ke kohë deri në 2 mars të …
Publik News

Presidenca i përgjigjet Ballës: Fakte të reja do dalin, ti ke kohë deri në 2 mars të …

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Tedi Blushi, zedhenesi i presidentit i kujton socialistit Balla se “Fakte të reja do dalin dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë”.

Mesazhi i Tedi Blushit 

Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.
Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.
Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.
Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian? S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillio që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?
Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë.
Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?
Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?
Duan të sabotojne ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.
Ah po, shqiptarët do fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave.
Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.