E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidencën e Këshillit të BE-së e merr Rumania/ Sfidat që ka përpara
Bota

Presidencën e Këshillit të BE-së e merr Rumania/ Sfidat që ka përpara

Rumania ka marrë sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Këshillit të Bashkimit Europian.

Ka pasur polemika për këtë vendim, pasi ky konsiderohet një moment delikat për Europën.

Më 29 mars të këtij viti është parashikuar dhe largimi i Britanisë së Madhe nga BE.

Motoja e Rumanisë në këtë drejtim të ri është:

‘Kohezioni, një vlerë e përbashkët evropiane’.

Për herë të parë ky shtet merr Presidencën e BE-së.

Në një intervistë me Die Welt të Gjermanisë më 29 dhjetor, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se ‘qeveria e Bukureshtit nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE’.

Roli ‘kërkon një gatishmëri për të dëgjuar të tjerët dhe një gatishmëri për të vënë shqetësimet e veta në sfond’, tha Juncker.

Rumania dhe BE nuk janë pajtuar për një rregullim të propozuar të gjyqësorit rumun që BE mendon se është i motivuar politikisht dhe do të minonte luftën e vendit kundër korrupsionit.

Një tjetër moment i rëndësishëm për presidencën Rumune janë dhe zgjedhjet për parlamentin e Bashkimit Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.