E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Begaj paralajmēron hekerat iranianë : Mendojnë se mundemi lehtë, por nuk e njohin Shqipërinë
Lajme

Presidenti Begaj paralajmēron hekerat iranianë : Mendojnë se mundemi lehtë, por nuk e njohin Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nka mbajtur nje takim me trupën diplomatike në Shqipëri.

Gjatë fjalimit të tij ai ka thënë se hakerat iranianë kanë sulmuar hqipërinë duke menduar se aështë një shtet që mund të mundet lehtë, por ata me sa duhket nuk e njohin mirë Shqipërinë dhe historinë e saj.

“E them këtë me plot gojë si Presidenti i një vendi që nuk është gjendur asnjëherë në rolin e agresorit, por i është dashur të vetëmbrohet vendosmërisht. Dhe, rasti më  i freskët është sulmi kibernetik ndaj shtetit shqiptar, sulm i strukturuar në skuta totalitare dhe i lëshuar dëshpërimisht ndaj një vendi të lirë e demokratik. Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë.

Dua të falënderoj aleatët e partnerët tanë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar vendin tonë. Ne gjithashtu mbetemi të gatshëm të bashkëpunojmë në nivel rajonal, po aq sa në atë euroatlantik për t’u bërë ballë sulmeve, provokimeve, e për të forcuar paqen e mirëqënien e popujve. Shqiptarët kanë ditur të jenë në krahun e popujve të tjerë në emër të lirisë, barazisë e mirëqënies. Duke forcuar drejtësinë, demokracinë dhe aleancat tona, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”,shprehet Begaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.