E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Biden i uron Pavarësinë Kosovës: Mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE për arritjen e një marrëveshje, hap drejt njohjes së ndërsjellë
Lajme

Presidenti Biden i uron Pavarësinë Kosovës: Mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE për arritjen e një marrëveshje, hap drejt njohjes së ndërsjellë

Presidenti amerikan Joe Biden ka uruar Pavarësinë e Kosovës në një letër dërguar homologes së tij, Vjosa Osmani.

Biden shprehet se Kosova dhe SHBA-të ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm. Ndërsa thekson se mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane e euroatlantike.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për dialog të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale”, shkruhet në letër.

Letra e presidentit Joe Biden: 

E nderuara zonja Presidente,

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës teksa festoni Ditën e Pavarësisë tuaj më 17 shkurt.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm, të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të begatë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për dialog të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale.

Krahas rajonit dhe në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi.

Gjatë këtij viti mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e sundimit të ligjit.

Unë gjithashtu pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme për të arritur përfundimisht qëllimin e Kosovës për integrimin në BE.

Dhe së bashku, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë për lirinë – duke përfshirë edhe qëndrimin së bashku me Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.