E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti flet për kabinetin e ri: Qeveria të fillojë punë sa më parë! Parlamenti të jetë sa më demokratik
Publik News

Presidenti flet për kabinetin e ri: Qeveria të fillojë punë sa më parë! Parlamenti të jetë sa më demokratik

Presidenti Ilir Meta është shprehur i hapur për të takuar kryeministrin Edi Rama në kuadër të krijimit të qeverisë së re.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës, Meta tha se është i gatshëm për të përmbushur të gjitha detyrimet Kushtetuese.

Gjithashtu kreu i shtetit ka uruar qeverinë e re dhe fillimin e parlamentit të ri. Ai thotë se parlamenti duhet të jetë sa më funksional dhe sa më demokratik.

“Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për të përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese përsa i përket këtij procesi pasi parlamenti i ri tashmë ka nisur punë dhe uroj që të jetë një parlament sa më funksional, sa më demokratik. Dhe qeveria e re duhet të fillojë sa më parë dhe njëkohësisht kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë” – tha Meta.

Pas votimit të qeverisë së re në Parlament me 77 vota pro, kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar do të betohen ditën e nesërme përpara Presidentit.

lir Meta pyetët për qëndrimet e ambasadores së SHBA dhe a është cënuar sovraniteti?

Presidenti i vendit Ilir Meta në një prononcim për media nga Korça, pas ceremonisë së dekorimit të disa ish-të përndjekurve politik, u pyet në lidhje aktualitetin politik dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në politikën e brendshme.

Meta teksa iu shmang pyetjes mbi ndërhyrjet e ambasadores Kim në arenën e brendshme politike, u shpreh se sovraniteti është vullneti i respektimit të qytetarëve.

Presidenti theksoi se duhen përmbushur të gjitha detyrimet ndaj NATOS dhe Bashkimit Europian, të cilat sipas tij janë të sanksionuar në Kushtetutën e republikës së Shqipërisë.

“Sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve. Sovranitetin e mbron vetë sovrani, qytetari që nuk shet votën, kur nuk e trgton në këmbim të gjërave të momentit. Përsa i përket sovranitetit, pa asnjë diskutim, fjala kyç për dekadad që vijnë për Shqipërinë është pikërisht sovranitet.

Që do të thotë duhen përmbushur detyrimet ndaj NATO-s, ku jemi anëtarë prej kohësh dhe Bashkimit Europian, ku duam të anëtarësohemi. Gjithë detyrimet tona në raport me këto institucione dhe organizata i kemi përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë.Unë besoj se është e rëndësishme që t’i kthejmë sovranitetin qytetarëve.

Ata të mos injorohen më, ata të mos përjashtohen më, ata të mos vendosen përpara faktit të kryer, ata mos të jenë më viktimë e arbitraritetit dhe e kulisave të elitave të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve. Është bërë një hap me 25 prillin por hapa më të mëdhenj pritet dhe pa asnjë diskutim do të ndodhin në të ardhmen”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.