E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i Maqedonisë së Veriut:Shqipëria tani është në rrëmujë, mos nga ngatërroni….
Bota

Presidenti i Maqedonisë së Veriut:Shqipëria tani është në rrëmujë, mos nga ngatërroni….

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovksi ka shprehur shqetësimin e tij se “Problemi më i madh tani është “çiftimi” me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë”.

Shqetësimi i Pendarovksit vjen për hapjen e negociatave me BE-në me vendin e tij.

Një intervistë ekskluzive dhënë për EUROACTIV, gjatë një vizitë në Bruksel, Pendarovkski tha  se “Kryqëzimi i rrugëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në BE, duke i dhënë dritën jeshile të parës dhe duke shtyrë fillimin e bisedimeve të pranimit për të dytën, nuk është gjëja më e mirë, por është e vetmja rrugë përpara”

Por Pendarovski gjithashtu tha se vendimi për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shkupin mund të vonohet deri në shtator, pasi Bundestagu Gjerman do të debatojë zgjerimin vetëm pas pushimeve të verës. Ai shprehu shqetësim se kjo mund të jetë tepër vonë, pasi konteksti politik në Ballkan mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm dhe të krijojë probleme të reja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.