Presidenti i Serbisë, kërkon leje të hyjë me eskortë të armatosur,refuzohet nga qeveria Hoti
Burime të RTK bëjnë me dije se kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla. Vuçiç ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.
Ende është e paqartë nëse Vuciçit do t’i lejohet kjo vizitë në Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike, deklaratave të tij me të cilat kërcënoi rajonin me luftë e sidomos pas zbulimit të varrezës masive, në afërsi të Rashkës në Serbi, me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



