E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i Serbisë, Vuçiç, emëroi të hënën Ana Bërnabiçin mandatare për formimin e Qeverisë së re të Serbisë
Publik News

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, emëroi të hënën Ana Bërnabiçin mandatare për formimin e Qeverisë së re të Serbisë

Vuçiç tha se ka pasur disa kandidatë, por Bërnabiç, e cila ka qenë kryeministre e Serbisë nga viti 2017, “ka punuar në interes të qytetarëve, ka qenë besnike ndaj Serbisë dhe ka punuar për përfitimet e vendit”.

Për Bërnabiçin “ka një mendim shumë të lartë”, tha Vuçiç.

Ai tha se i ka kërkuar asaj që të konsiderojë hapjen e dy ministrive të reja, për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, si dhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

“Po ashtu e kam lutur mandataren që, nëse është e mundur, 50 për qind ose afër 50 për qind e anëtarëve të qeverisë të jenë gra”, tha Vuçiç.

Ana Bërnabiç ka qenë kryeministre e Serbisë nga 29 qershori, 2017.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë mbajtur më 21 qershor.

Pragun prej 3% të votave e kanë kaluar shtatë lista, nga të cilat katër janë të pakicave.

Shumicën e ka fituar lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Për fëmijët tanë”, me 1,953,998 vota, apo 60.65% të tyre./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.