E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta kërkesë qeverisë. Flet edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë
Lajme

Presidenti Meta kërkesë qeverisë. Flet edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Presidenti Ilir Meta kërkoi të merren një sërë masash për të përballuar situatën nga koronavirusi, duke kërkuar më shumë fonde për këtë arsye.

 

Gjatë një konference për këtë çështje në Presidencë, kreu i shtetit u pyet nëse do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Meta: Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje ndonëse që më 30 janar kam kërkuar të merren masa. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave pas përkeqësimin dramatik në Itali. Qeveria ka marrë një seri masash në këtë drejtim.

Ne jemi në komunik të vazhdueshëm jo vetëm për të hetuar këto dy raste pasi është e rëndësishme të kuptojmë që nënvlerësimi i vogël i një rasti mund të kthehet në një shpërndarës të këtij virusi me pasoja.

Edhe në Presidencë kemi një task-forcë që drejtohet nga këshilltari i sigurisë kombëtare, i cili ka edhe një adresë për personat që kanë shqetësim. Me një përgjegjëshmëri më të madhe besoj se do ta kemi situatën nën kontroll. Sot kam folur me ambasadoret tona në Greqi dhe Itali. Çdo qytetar duhet të tregojë përgjegjshmëri maksimale dhe veçanërisht masat mbrojtëse për personelin shëndetësor janë prioritet mbi prioritete.

Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe fondet duhen gjetur patjetër pasi situata mund të dali jashtë kontrollit. Ka dy gjëra që nuk kërkojnë fonde, bashkëpunimi qytetar dhe e dyta vullnetarizmi. Të gjithë ata intelektualë, profesorë, studentët e fakultetit të Mjekësisë mund të jenë me mjaft kontribut, vullnetarët e Kryqit të Kuq, mund të vendosen në mënyrë të organizuar në ndihmë të ekipit që po merret me këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend, ku dha porosi në lidhje me masat që duhet të merren në ceremonitë fetare dhe të sensibilizohen besimtarët që të ruajnë vetën dhe të tjetër.

Kreu i qeverisë bëri edhe njëherë thirrje që duhet të shmanget paniku, ndërsa tha se koronavirusi nuk është murtaja, por një virus i panjohur, që ka një vdekshmëri të ulët.

 

rama 1

“Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemi vjen aty ku jeni mos lëvizni”, tha kryeministri Rama, ndërsa citoi fjalën e Profetit, që e cilësoi këshillën më të saktë për situatën e krijuar.

“Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vurnerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agresive pikërisht me ta.

Një pjesë e tyre që vijnë në xhamie kisha është mirë që të dekurajohen e të qëndrojnë në shtëpi, për të mos pasur kontakte, sepse janë më vulnerabël. Kjo është një epidemi që prek qartësisht ata që janë më të moshuar. Nuk i kërcënon me jetë moshat e tjera, apo njerëzit e shëndetshëm. Për këta që janë të moshuar dhe për ato moment e kur ka një ditë të posaçme, në kishë apo xhami që mblidhen shumë njerëz, duhet me pas kujdes që të thuhen të gjithë këto rregulla, që thyejnë ritualet në një farë më mënyrë. Puthja  e duarve, përqafimet, ndenja shumë afër gjatë faljes, janë disa gjëra që janë mirë të transmetohen dhe këto duhet t’i transmetoni ju se nuk mund të bëjë qeveria rregulla për besimtarët se nuk është etike.

Janë disa gjëra që duhet të ndiqen gjatë predikimeve. Nuk është murtaja e vitit 15. Është një virus i panjohur që ka një vdekshmëri të ulët. Ankthi, pasiguria ndikojnë shumë. Është një fazë ku duhet kujdes. Frika është gjë  e gabuar. Gjëja më e thjeshtë, më e saktë, që mund të lexosh për të marrë ato këshillat për epideminë është ajo fjala e profetit: “Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemi vjen aty ku jeni mos lëvizni”.

Është thelbi dhe gjëra që njerëzit duhet të bëjnë, është që kush ka ardhur nga një zonë e prekur, të vetë-karantinohet. Kush ka shenja nuk duhet të panikoset, mos të shkojë tek spitali, por të marri në telefon urgjencën. Më shumë ka lidhje me trashëgueshmërinë, se sa me rrezikun për fëmijët apo të rriturit. Nuk ka rrezik për jetën, por është çështje psikologjike, duhet ta lexojmë. Sot po më thoshin që kanë shkuar në supermarkete, kanë blerë ushqime, por kjo nuk duhet bërë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.