Presidenti Meta për rritjen e çmimit të karburanteve: Vendi më i varfër me naftën më të shtrenjtë!
Statusi i presidentit Ilir Meta me anë të një statusi në llogarinë e tij në FB thote se EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!
Statusi i plotë
📊📉🇦🇱 EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!
Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.
Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:
📌 Në Shqipëri🇦🇱 248.4 Euro
📌 Në Maqedoninë e Veriut🇲🇰 366.1 Euro
📌 Në Serbi🇷🇸 401.4 Euro
📌 Në Malin e Zi🇲🇪 532.5 Euro.
Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.
Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.
📌 Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%
📌 Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%
📌 Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.
Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



