E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta: Po të jetë puna për forcë, marr një mijë vetë si vetja ime
Publik News

Presidenti Meta: Po të jetë puna për forcë, marr një mijë vetë si vetja ime

pyetur në lidhje me manifestimin e thirrur më 2 Mars dhe nëse ai ka ngjyrime revolucioni,  Presidenti Ilir Meta u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion edhe ai mund të ndodhë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Kreu i Shtetit theksoi se nëse SPAK nuk funksionin, “revolucion do vejë kjo puna”.

 

presidenti meta

Meta tha se për manifestimin e 2 marsit janë marrë masat që ai të jetë paqësorë, ndërsa tha se nuk është demonstrim force sepse “po të jetë për forcë, Ilir Meta nuk thërret populli, i mjaftojnë një mijë vetë si vetja e vet”.

Mentor Kikia: Thirrja për manifestim mban era revolucion

Ilir Meta: Po qe se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Po nuk funksionoi SPAK-u, revolucion. Revolucion për zbatimin e ligjit për zbatimin e kushtetutës. Ata do vinë për veten e tyre. Garanci kanë qytetarët për të drejtat e tyre?

Mentor Kikia: Ftesa për të rivendosur rendin kushtetues është që populli të marshojë në të gjitha mënyrat

Ilir Meta: Populli të tregojë në mënyrën më paqësore dhe evropiane. Ska lidhje kjo me ilir metën as me Edi Ramën mos e kthejmë në personale.

Mentor Kikia: Mund të përfundojë në protesta të dhunshme

Ilir Meta: Presidenti i ka marrë të gjitha përgjegjësitë që populli të tregojë në mënyrën më paqësore shqetësimin e tij, për këtë krizë të tmerrshme. Po të jetë për forcë, Ilir Meta nuk thërret populli, i mjaftojnë një mijë vetë si vetja e vet. Ilir Meta do të dëgjojë zërin e shqiptarëve.

Presidenti Ilir Meta premton ‘pranëverë kuqe zi’ në tubimin antiqeveritar që ka thirrur në 2 Mars, kundër asaj që e ka quajtur tentativë për grushtë shteti nga mazhoranca.

Presidenti do të përshkallëzojë veprimin e tij. Ndërkohë, sipas tij kryeministri Rama po sillet si puçist pasi po kap Kushtetutën.

‘Në varësi të zhvillimeve, Presidenti do përshkallëzoj veprimet e tij. Në 2 mars do fillojë pranvera kuqe zi.

Rama po sillet si puçist. Se tani nuk bëhet grushti i shtetit me tanke. Ai po bën grusht shteti ndaj presidentit. Pra me ligje antikushtetuese ai shkatërron Kushtetutën dhe gjithë të drejtat kushtetuese’, u shpreh Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.