E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta pret në takim ambasadoren e SHBA dhe vendeve të BE: E diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët
Publik News

Presidenti Meta pret në takim ambasadoren e SHBA dhe vendeve të BE: E diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët

Presidenca ka dalë me një njoftim mbi takimin e zhvilluar dje nga kreu i shtetit Ilir Meta me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe atë të Delegacionit të BE-së Soreca.

meta kim

Meta vuri në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë politike për parregullsitë e konstatuara gjatë kësaj fushate, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës kanë zgjuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos lejuar deformimin e votës së lirë duke iu drejtuar në kohë dhe përmes provave, organeve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Presidenti Meta veçoi rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka sjellja profesionale dhe vetëm sipas ligjit nga ana e Policisë së Shtetit dhe institucioneve gjyqësore.

Njoftimi i Presidencës

Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm mbi ecurinë e fushatës zgjedhore, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Ambasadoren e SHBA, Sh.S.Znj. Yuri Kim dhe sot me Ambasadorin e Delegacionit të BE, Sh.T.Z. Luigi Soreca, së bashku me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Tiranë.

Presidenti Meta i falënderoi Ambasadorët për angazhimin dhe interesin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vuri në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë politike për parregullsitë e konstatuara gjatë kësaj fushate, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës kanë zgjuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos lejuar deformimin e votës së lirë duke iu drejtuar në kohë dhe përmes provave, organeve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit.

Duke patur parasysh rëndësinë thelbësore, që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e dekurajimit, në kohë, të çdo veprimi, që cenon integritetin e procesit, dhe kërkoi praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, veçanërisht në qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës, të trysnuara edhe në zgjedhjet e kaluara nga krimi i organizuar.

Presidenti Meta veçoi rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka sjellja profesionale dhe vetëm sipas ligjit nga ana e Policisë së Shtetit dhe institucioneve gjyqësore. Vetëm reagimi proaktiv, i menjëhershëm dhe i pavarur ndaj çdo akti që cenon paprekshmërinë e votës së lirë, mund të parandalojë përsëritjen dhe përhapjen e krimit zgjedhor.

Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.