E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta: Uniteti i delegatëve të Kongresit të Lushnjës, mesazh i fortë për aktualitetin konfliktual të politikës
Publik News

Presidenti Meta: Uniteti i delegatëve të Kongresit të Lushnjës, mesazh i fortë për aktualitetin konfliktual të politikës

Në kuadër të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, kreu i Shtetit, Ilir Meta ka vlerësuar këtë kuvend me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, në vlerësim të kontributit të të gjithë patriotëve e luftëtarëve shqiptarë anekënd vendit, që bënë të mundur konsolidimin e Pavarësisë dhe shtetit shqiptar.

 

 

“Në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, pata sot nderin dhe privilegjin të vlerësoja këtë kuvend, me Dekoratën më të lartë, atë të Flamurit Kombëtar, në vlerësim të kontributit të të gjithë patriotëve e luftëtarëve shqiptarë anekënd vendit, që bënë të mundur mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, konsolidimin e Pavarësisë dhe shtetit shqiptar.

Uniteti rreth çështjes kombëtare, përgjegjësia, respekti, sjellja e qytetëruar dhe bashkëveprimi i atdhetarëve të Kongresit të Lushnjës, janë një mesazh i fortë për aktualitetin konfliktual të politikës sonë”, shkruan Presidenti Meta.

meta

meta 1meta 2meta 3

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.