E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti: Reforma Administrative u keqpërdor  për të përqendruar pushtetin vendor në pak duar
Publik News

Presidenti: Reforma Administrative u keqpërdor për të përqendruar pushtetin vendor në pak duar

Duke publikuar një video nga një prej lagjeve të Elbasanit ku qytetarët denoncojnë mungesën e rrugëve të asfaltuara, kreu i Shtetit bën apel që taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie.

Reagimi i plotë:

Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës. Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.

Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.

Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit. Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqendruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.