E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Sassoli: Jemi të bindur se ishte vetëm një vonesë, paketa ‘anti KÇK’…
Publik News

Presidenti Sassoli: Jemi të bindur se ishte vetëm një vonesë, paketa ‘anti KÇK’…

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli tha sot se është i bindur që ngadalësimi në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE është thjesht një vonesë pasi negociatat në muajt në vijim do ndikohet edhe nga masat dhe reformat e marra nga qeveria kundër krimit të organizuar, si paketa anti KÇK që siç tha kreu i PE, është një shtysë dhe tregues i qartë për përpjekjet serioze që po bën vendi ynë.

“Jam i gëzuqar për hapat që keni hedhur para, duhet të falenderojmë shqiptarët, keni ecur duke parë me besim tek BE dhe për ne është motiv për të besuar. Ndodhi një ngadalësim para fundit të vitit por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Parlamenti e KE janë të bindur, edhe unë jam, i bindur që kjo është vetëm një vonesë. Kjo po mbushet edhe nga nisma të mëdha nga qeveria, lufta lundër krimit të organizuar, cështjet që kanë të bëjnë në vënien e sigurisë, janë nisma që jo vetëm i shohim me favor por janë objektivisht të domosdoshme.

Kemi parë si ka rifilluar dialogu në përpjekje brenda shumë afateve të shkurtra për të parus procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. E dini shqetësimin që ka ndjerë shoqeria, por duhet të kapërcejme disa pyetje që i kanë bërë Shqipërisë dhe kemi kohën e duhur që përgjigjet të jenë pozitive dhe ti bindin të gjithë për atë rrugë që duhet ta bëjmë bashkë.
Në gjithë këtë ka edhe shumë përshtatje ende për të kryer, folëm dhe për sistemin bankar, përpiqemi te kemi rregulla sa më homogjene, të përshtaten për lancimin e ekonomisë, në këtë moment flasim dhe për sigurinë tonë, janë cështje të përbashkëta që vlejnë për vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe të BE, kemi nevojë ti bëjmë ekonomitë tona të punojnë së bashku për rritjen tone.

Kemi një të ardhme drejt të cilës duhet të shohim së bashku, është një vend i rëndësishëm për ne se është në zemrën e Ballkanit Perëndimor.

Kisha një takim me kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të gjithë të bëjnë rolin e tyre, ne s’duam të tërhiqemi përballë rolit tonë, dialogu do jetë i hapur, ka dy sfida, me këtë sdo resht të kërkoj bashkëpunim e përqendrim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.