Ai thotë se Presidenti dhe kryetarët e partive opozitare duhet të dalin në protestë së bashku me qytetarët e zakonshëm, përndryshe nuk ka rrugë tjetër.
“Dua t’i bie shkurt. Kjo ditë mund të kthehet në një ditë të bardhë, vetëm në qoftë se Presidenti dhe partitë opozitare shpallin shkrirjen e tyre. Të lënë godinat, të bëhen të barabartë me qytetarët. Kur them shkrirjen, të shkrihet PD-ja, të shkrihet LSI-ja, të shkrihet dhe Presidenca dhe të dalin në shesh të bëhen të barabartë me njerëzit dhe këtu të riformatohet opozita. Qëllimi i mbrojtjes së teatrit dështoi, prandaj e vetmja mënyrë është shkrirja e këtyre forcave. Të dalin në bulevard me njerëzit ose ndryshe s’ka rrugë tjetër. Luli të vazhdojë të këndojë në banjo himnin e PD-së, Monika ta shtrojë byrekun te flamuri i LSI-së te selia dhe Presidenti të vazhdojë të masturbojë me Kushtetutën. Unë këtë shoh, nuk shoh rrugë tjetër dhe nuk kam çfarë them më”, tha Bejtja gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin Adi Krasta.
https://www.instagram.com/p/CASpQjIj4ry/?igshid=b9dp4cgtftha



