E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidentja e KE premton: Brenda disa javësh paraqesim një metodologji të re të zgjerimit
Publik News

Presidentja e KE premton: Brenda disa javësh paraqesim një metodologji të re të zgjerimit

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi sot se KE do të paraqesë një metodologji të re të zgjerimit brenda disa javësh.

Ajo vlerësoi se gjashtë muajt e ardhshëm, përpara Samitit BE-Ballkan Perëndimor, do të jenë vendimtare për marrëdhëniet midis Unionit dhe Ballkanit.

Von der Leyen shtoi se përpara Samitit të ardhshëm, të planifikuar për në maj të këtij viti në Zagreb, BE duhet të “bëjë detyrat e veta”. “Prandaj, brenda disa javësh, unë do të paraqes metodologjinë tonë të re të zgjerimit për të diskutuar modernizimin e nevojshëm, dhe veçanërisht për miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia Veriore dhe Shqipëria“, tha Von der Leyen.

“Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit – nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.