Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani merr ftesë nga Donald Trump
Kosova përfaqësohet në “Bordin e Paqes” si anëtare
Presodentjq e Republikës së Kosovës ka deklaruar se është thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me Shtetet e Bashkuara në një mision për një botë më të sigurt.
Në deklaratë theksohet se lidershipi i guximshëm nuk mjaftohet me fjalë për paqen, por e ndërton atë, duke e cilësuar iniciativën si një hap historik të udhëhequr nga Presidenti Trump.
“Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej,” thuhet më tej në mesazh, duke nënvizuar partneritetin strategjik mes Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deklarata mbyllet me theksin se historia mban mend ata që ndërmarrin hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes, ndërsa përfaqësimi i Kosovës në këtë nismë shihet si shprehje e gatishmërisë për të kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin global.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



