E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pretendimi se mund të kem marrë para është qesharak”, gazetari gjerman: E kam takuar personalisht z.Manjani, kemi biseduar për…
Lajme

“Pretendimi se mund të kem marrë para është qesharak”, gazetari gjerman: E kam takuar personalisht z.Manjani, kemi biseduar për…

Gazetari gjerman Peter Tiede, pas publikimit të artikullit mbi Shqipërinë, ku citohej edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se e ka takuar personalisht këtë të fundit. 

Në një intervistë me “Skype” për gazetarin Adi Krasta në “A show”, Tiede tha se e ka takuar z.Manjani, por se përpos kësaj, ka “shëtitur” thuajse mbarë Shqipërinë për të shkruar një artikull.

 

“E kam takuar zotin Manjani por nuk ka qenë ai që ka zgjidhur gjithë problematikën e përshkruar. Unë kam shëtitur thuajse gjithë Shqipërinë. Vetëm në fund e kam takuar z.Manjani, kemi biseduar për atë që ndodh në Shqipëri, sepse ai ka qenë në qeveri. Pretendimi se mund të kem marrë para është qesharake. Unë kam punuar për gazeta dhe revista të njohura, jam gazetar i njohur në Gjermani. Kam dëgjuar që ka gazetarë që marrin para për artikuj, por jo në rastin tim”, deklaroi gazetari gjerman.

Gazetari Peter Tiede, i cili është edhe autori i shkrimit, në një lidhje për emisionin “AShow”, në “News24”, deklaroi se po përgatisin një dokumentarë për mafian shqiptare. Gazetari nuk dha informacione të tjera, ndërsa shtoi se po grumbullojnë informacione.

 

bf3a5def-9a6b-4b51-a080-09f422791d81

“Do të ketë të paktën edhe një, por ndoshta do të ketë edhe të tjerë. Po bëjmë një dokumentar për mafien shqiptare dhe po grumbullojmë informacione. ”, tha ai shkurtimisht.

Ndërsa ka folur për artikullin e parë, Tiede u shpreh se ka qenë shumë herë në Shqipëri dhe se e njeh mirë vendin tonë. Në lidhje me deklaratat e kryeministri Rama për artikullin dhe gazetën gjermane, gazetari u shpreh shkurtimisht se politikanët nuk i presin mirë artikujt që janë kritik.

“Nuk është profesioni im që të merrem me politikanët. Kam qenë shumë herë jashtë vendit. Kam shkruar për vendet e lindjes, sigurisht që politikanët nuk i presin mirë artikujt kur ata janë kritik, por ka edhe nga ata njerëz që posedojnë media dhe ata fillojnë vendosin pengesa. Sa i përket lirisë së shtypit, Shqipëria duhet ë mësojë më shumë në këtë drejtim.

Ai ka të drejtë ne jemi një gazetë bulevardeske. Ne shkruajmë artikuj të shkurtër sepse ky është stili i gazetës. Z. Rama duhet të përballet me argumentet, përse nuk funksionin Gjykata Kushtetuese dhe nëse gazetarët pengohen apo jo, nëse policët, prokurorët e kanë të vështirë të zhvillojnë jetën e tyre profesionale”, u shpreh ai.

I pyetur nëse ka parë ndonjëherë fushë me kanabis në Shqipëri, gazetari tha: Do të isha i verbët të mos shikoja, kam parë edhe laboratorë heroine. Në verën e vitit 2016 kam parë. 70% e kanabis që shitet në vendet e Europës Perëndimore vjen nga vendi juaj, nga porti i Vlorës apo i Durrësit. Është vështirtë të mos shohësh marijuanën në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.