
Vera dhe Besnik Ora kanë vizituar një ditë më parë një nga restorantet më të njohura që ndodhet në Lezhë.

E mesa duket Vera është mrekulluar nga ushqimi tradicional dhe bio, pasi u ka këshilluar edhe dy vajzave dhe djalit të saj që ta vizitojnë patjetër këtë vend.

“Duke nisur nga vera e bërë vet, vezët e patës dhe çdo gjë tjetër. Farma është kaq impresionuese me ambientin”, shkruan në një foto të publikuar në “Instastory” Vera Ora.
Kjo e fundit tregon më pas se udhëtimi vazhdoi në Shkodër, ku çifti kishte ndalur në një prej dyqaneve të luleve për të blerë një të tillë.



