E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Problematikat nga moti i keq, si paraqitet situata sipas qarqeve
Flash

Problematikat nga moti i keq, si paraqitet situata sipas qarqeve

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit në lidhje me situatën në vend, si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Sipas njoftimit, gjatë gjithë natës strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e zonave të prekura, sigurimin e akseve rrugore dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Situata sipas qarqeve

Qarku Lezhë

– Vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras, në njësinë Mamurras.
– Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por ndërhyrjet po vijojnë.
– Po punohet edhe për garantimin e kalueshmërisë në segmentin Skuraj–Gallatë (njësia Milot) dhe në Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë është dëmtuar.

Qarku Durrës

– Situata në Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, pasi ujërat janë tërhequr.
– Nivelet e lumenjve Erzen dhe Ishëm janë brenda normave.
– Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë me kapacitet të plotë.

Qarku Kukës

– Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme.

Qarku Shkodër

– Është zhbllokuar segmenti Theth–Ndërlysaj (njësia Shalë).
– Segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi mbetet i bllokuar; punimet do të vijojnë gjatë ditës.

Qarku Gjirokastër

– Aksi Sofratikë–Libohovë është kthyer në normalitet.
– Ka prani të shtuar ujërash në segmentin Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në Gjirokastër.

Qarku Elbasan

– Po pastrohen inertet në aksin Elbasan–Peqin (zona “Murraç”) dhe në segmentin Elbasan–Librazhd.

Qarku Korçë

– Në Sanjollas (njësia Barmash, bashkia Kolonjë) situata është normalizuar pas pastrimit të tombinove dhe inerteve.

Situata energjetike

Ekipet e OSHEE vijojnë punimet për rikthimin e energjisë në:

– Skuraj, Vinjollë, Gallatë (Lezhë)
– Topojan, Shishtavec, Zapod, Bytyç, Lekbibaj (Kukës)
– Hajmel, Vig–Mnelë (Vau-Dejës), Iballë dhe Qafë-Mali (Fushë-Arrëz) në Shkodër
– Maricaj, Memaliaj (Gjirokastër)

Gatishmëria

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë, duke monitoruar situatën në vijim dhe duke marrë masa për çdo përkeqësim të mundshëm të kushteve atmosferike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.