Profesori i njohur shqiptar zbulon rrjetin e spiunazhit: Informacionet i marrin nga shoferi dhe nëpunësi i ambasadës
Profesori Neritan Ceka ka dhënë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Tempora”. Ceka tha se në Ministrinë e Jashtme ka një rrjet spiunazhi që merret se ku shkojnë gratë e ambasadorëve.
Ai u shpreh kështu:
Informacionet i marrin nga shoferi dhe nëpunësi i ambasadës, ç’bën ambasadori, ku shkon gruaja e ambasadorit. Ka një rrjet në Ministrinë e Jashtme që merret me këtë punë. Mund ta quaj një rrjet spiunazhi që flasin direkt me drejtorë të ministrisë”.
Më tej profesori ka thënë se në Shqipëri nuk duan, që politika e jashtme të përfshihet në çështje politike.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se në Shqipëri nuk ka strategji për politikën e jashtme.
Ndër të tjera Neritan Ceka ka thënë edhe se:
Ambasada e Italisë që është një nga më të rëndësishme, nuk ka asnjë kontakt me Ministrinë e Jashtme. Unë kujtova se e kishte me mua dhe pyeta më thanë se nuk ka kontakt. Ambasadori ka një radhë detyrash.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



