E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Profetit”Eduard Shalsi i doli fjala: Do vjedhim bukur!
Denoncime

“Profetit”Eduard Shalsi i doli fjala: Do vjedhim bukur!

 Eduard Shalsi hap biznes projektimi te “Lake View” në emër të bashkëshortes dhe punëson të birin

“Nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante siç kanë bërë këta.” Ky deklarim i Eduard Shalsit në vitin 2013 rikthehet në vëmendje përballë pikëpyetjeve mbi pasurinë e krijuar prej tij gjatë viteve në politikë.

Sipas të dhënave të referuara në investigim, Shalsi hyri në politikë pa pasuri të deklaruar, ndërsa sot familja e tij zotëron të paktën gjashtë apartamente dhe dy garazhe në Tiranë.

Vetëm gjatë viteve 2024–2025, çifti Shalsi rezulton se ka blerë dy apartamente me vlerë të përgjithshme rreth 500 mijë euro.

Gjatë vitit të kaluar është hapur edhe një biznes projektimi në emër të bashkëshortes së tij të dytë, Eranda Shalsi.

Pasuritë e evidentuara në investigim përfshijnë:

  • Apartament 176 m²
  • Apartament 124 m²
  • Apartament 123 m²
  • Apartament 51 m²
  • Apartament 119 m²
  • Apartament 71 m²
  • Garazh 43 m²
  • Garazh 18 m²

Investigimi ngre pikëpyetje për burimin e të ardhurave dhe mënyrën e financimit të këtyre pasurive, të cilat kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.