E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Programi i PD, Basha: Do të sjellim një kulturë të re politike përmes qeverisjes së përgjegjshme
Publik News

Programi i PD, Basha: Do të sjellim një kulturë të re politike përmes qeverisjes së përgjegjshme

Kryetari i PD në Forumin për Integrimin sot foli edhe për angazhimin e tij për të ndërtuar një shtet mbi 5 shtyllat e demokracisë, të shkëputur nga krimi dhe që garanton zbatimin e ligjit si dhe një për Kushtetutë të re.

Lulzim Basha u shpjegoi përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me Programin e PD “Shqipërisë fiton”, risitë e planit qeverisës të PD.

“Këto janë 5 shtyllat e demokracisë, – tha Basha. –  Një parlament i cili përfaqëson interesin e qytetarëve, i pastër nga krimi, i shkëputur nga lidhjet kriminale, që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nuk është manar i qeverisë, një drejtësi e pavarur e cila garanton zbatimin e ligjit, media e pavarur që bën transparencën, një opinion publik i shëndoshë aktiv. Hapat e menjëhershëm besoj jua shpjegova.

Megjithatë nuk është momenti tani, por shumë shpejt, shumë shpejt, brenda këtij viti, do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një Kushtetute të re, horizontin e një Kushtetute të re, e cila të japë zgjidhje afatgjata

 për mospërqendrimin e pushtetit, 

për ndarjen dhe balancimin e pushtetit,

për trios politika,

për pavarësinë e institucioneve të pavarura,

për fuqizimin e institucioneve dhe dobësimin e influencës në kuptimin malinj të fjalës politike mbi institucionin.

Pa diskutim që do të jetë një ushtrim kombëtar i cili duhet të na përfshijë të gjithëve, kundërshtarin politik nesër në opozitë, shoqërinë civile dhe gjithë ekspertizën e domosdoshme kombëtare dhe ndërkombëtare për t’i dhënë shqiptarëve një tjetër kornizë të lojës kushtetuese ku mos ketë më xhepa për autoritarizëm, për abuzivizëm apo për t’i dhënë goditje pothuajse vdekjeprurëse kolonave kryesore të kontrollit dhe të balancës së pushteteve”, – deklaroi Basha.

Gjatë këtij forumi u prekën edhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit europian dhe çështjet më të rëndësishme politike e ekonomike në vend. Basha u shpjegoi përfaqësuesve të Shoqërisë Civile detajet e programit qeverisë të prezantuar nga PD dhe garantoi ata dhe qytetarët shqiptarë se bëhet fjalë për një plan me angazhime konkrete dhe jo premtime boshe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.