E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projektbuxheti/ Avokatja e Popullit kërkesë ligjvënësve: Përdorim automjete të vitit ’99
Lajme

Projektbuxheti/ Avokatja e Popullit kërkesë ligjvënësve: Përdorim automjete të vitit ’99

Makinqt janë tërësisht të amortizuara. Na përmirësonin kapacitetet inspektuese

Avokatja e popullit, Erinda Ballanca, mori pjesë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ku u diskutua projektbuxheti i planifikuar për institucionin që ajo drejton.

pjimage (5)

Përballë ligjvënësve të parlamentit, Ballanca shpalosi disa nga kërkesat buxhetore për institucionin e saj, në mënyrë që të përmirësohet efiçenca e punës së stafit.

Ballanca kërkoi nga deputetët e Komisionit të Ligjeve që të merret parasysh në projektbuxhetin për Avokatin e Popullit dhe blerja e makinave të reja, pasi automjetet që disponon aktualisht ky institucion janë të vjetra dhe të amortizuara, të cilat kërkojnë shumë shpenzime për mirëmbajtje.

“Kërkesa e fundit që unë kam paraqitur ka të bëjë me përmirësimin e kapaciteteve të Avokatit të Popullit për të bërë inspektime. Ne shkojmë në çdo shtëpi pleqsh, në çdo shtëpi fëmijësh dhe në çdo komisariat. Ne bëjmë një numër shumë të madh inspektimesh çdo vit të cilat kryen nga stafi ynë.

Ju kam bërë një listë për të parë automjetet që ne kemi në përdorim. Automjetet që ne kemi janë të vitit 99 dhe vitit 2002, shumica prej tyre e falur nga institucionet e tjera. Gjendja është tërësisht e amortizuar, shpenzojmë më shumë të ardhurave për t’i mirëmbajtur, sesa në rast se do të blinim një mjet të ri.

Jemi munduar që shumë nga çështjet ti zgjidhim me donatorë, edhe kopmjuterat i kemi gjetur me donator, duke u munduar që të mos prekim shifrën që na vjen nga buxheti i shtetit. Po përpiqemi maksimalisht vetë me donatorët, u falenderoj për vëmendjen dhe shpresoj që për herë të fundit që unë paraqitem, të mi plotësoni kërkesat që unë paraqita në emër të institucionit”, tha Ballanca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.